Maqedoni

ASH : Arushat e mbrojtura të Gruevskit dhe LSDM-së, shtiren si viktima

Sa herë që BDI si pjesë e pushtetit 20 vjeçar apostrofohet si përgjegjëse për drejtësinë e mohuar të shumë shqiptarëve që dergjen burgjeve të pafajshëm, ku ata edhe gjejnë vdekjen duke pritur drejtësinë, siç ishte rasti i të ndjerit Rexhail Qerimit, BDI mundohet ta bëjë të pafajshmin madje edhe viktimë.
BDI, duke mos mundur t’i bëjë ballë kritikave të opinionit publik dhe qytetarëve shqiptarë që me të drejtë dëmtojnë imazhin tanimë të rrënuar, duke kërkuar përgjegjësi kjo parti merret me improvizime dhe video ku kritikohet nga eksponentë të LSDM dhe VMRO e në këtë mënyrë pëpiqet të luajë viktimën dhe lë përshtypje se dikush do ta dëmtojë atë.
E rikujtojmë BDI-në, se pikërisht LSDM dhe VMRO me të cilët kanë bashkëqeverisur gjatë e kanë ruajtur këtë subjekt politik si arushën e bardhë, duke i kursyer funksionarët e korruptuar të BDI-së nga drejtësia.
Qytetarët dhe i gjithë opinioni e di mirë se BDI asnjëherë nuk është dëmtuar nga subjektet maqedonase, por është përkëdhelur në vazhdimësi. Ju kujtohet rasti “Pacient” i Bujar Osmanit dhe ai i Magjar Telekomit i Ali Ahmetit!? Lëndë të cilat kurrë nuk u hapën, por u shpallën të vjetërsuara, falë gjykatave të politizuara dhe të ndikuara nga gjykatës dhe prokurorë të afërt me LSDM dhe VMRO.
Ajo që ishte më interesante, por edhe qesharake njëkohësisht në videon e publikuar mes eksponentëve që donin ta “dëmtojnë” BDI-në ishte edhe njëri nga partnerët e tyre i koalicionit dhe ish kandidati i LSDM për qytetin e Shkupit, Petre Silegov, për të cilin BDI bashkë me funksionarët e lartë ka bërë fushatë elektorale duke ju kërkuar shqiptarëve dhe votuesve të tyre të BDI që ta votojnë atë si kandidat për qytetin e Shkupit. Çfarë absurdi dhe turpi njëkohësisht!