11 ditë përkthim për shtatë faqe raport për tragjedinë në Tetovë
PROKURORIA NUK ZBULON DETAJE, PROKURORËT ANALIZOJNË RAPORTIN
U bënë 11 ditë që kur është dërguar raporti i ekspertëve gjerman për spitalin modular në Tetovë, ndërsa prokuroria Publike Themelore ende nuk ka dalë me detaje për të treguar se çfarë përmaban raporti dhe cilat janë shkaqet për zjarrin ku humbën jetën 14 persona raporton KlanM.Nga PPTH thonë se prokurorët po e analizojnë raportin ndërsa ende nuk mund të ndajnë detaje me qytetarët. Raporti i tyre prej shtatë faqeve në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë ka arritur më 14 janar, por duke qenë se ishte në gjuhën gjermane, deri më tani është pritur përkthimi i tij adekuat.
PROKURORIA PUBLIKE THEMELORE
“Prokurorët publikë kompetentë janë duke e shqyrtuar raportin e pranuar në bashkërendim me provat tjera të mbledhura për rastin, pas së cilës do të merret vendimi i prokurorit publik. Në interes të procedurës, për momentin nuk mund të ndajmë më shumë detaje me publikun”.
Ekspertiza gjermane është kërkuar përmes ndihmës ndërkombëtare, që do të thotë se kjo mund të shfrytëzohet edhe në ndonjë procedurë eventuale gjyqësore.
Deri tani janë kryer tre ekspertiza transmeton KlanM.E para është bërë nga MPB, ku është konfirmuar qarku I shkurtë elektrik në kabllonë vazhduese gjatë kohës së reanimacionit të një pacienti ka shkaktuar zjarrin. E dyta është nga Fakulteti Teknologjik, prej ku nuk ka detaje për çfarë bëhet fjalë dhe e treta është bërë nga një elektroinzhinier rreth instalimeve në spital./KlanMacedonia/