Maqedoni

Sulmoi gruan me të cilën ishte në procedurë divorci, ndalohet nga policia

Pjesëtaret e policisë së SPB-së Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, mbrëmë (24-janar) rreth orës 02 e 40 minuta, në rrugën “Major Çede Filipovski” në Gostivar kanë privuar nga liria 34-vjeçarin F.A. nga një fshat i Gostivarit.

“ Personi F.A. rreth orës 23.00 kishte kërcënuar gruan e tij 24-vjeçare, me të cilën ishte në procedurë divorci. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për sqarim dhe dokumentim të plotë të rastit, pas çka do të ngritët padi adekuate”, njoftojnë nga policia.