Maqedoni, afërsia e ministrit shqiptar me Beogradin po shqetëson Shkupin dhe Sofjen?
Këtë dilemë e ka hapur opinionisti i rregullt i portalit Lideri.mk, Emad Mehmeti nga Shkupi, duke i bë një analizë të shkurtër vizitës së kryeministrit bullgar, Kiril Petkov dhe takimit të tij me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski pa prezencë të asnjë ministri tjetër.
“ Pse Kovacevski u takua me Petkovin pa prezencën e asnjë ministri shqiptar, e madje edhe pa prezencë të Ministrit të punëve të jashtme? Është kjo risi mjaft e çuditshme. Mos ndoshta shkaku është afërsia e Bujar Osmanit me ministrin e jashtëm serb, Selakoviç?”, analizon Mehmeti, duke shtruar dilemën në formë të pyetjes.
Afërsia mes ministrit të jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe ministrit të jashtëm serb Nikolla Selakoviç erdhi në shprehje para një muaji e tepër, kur Selakoviç udhëtoi në Shkup dhe realizoi takim mjaft të ngrohtë me ministrin maqedonas Osmani.
Të nesërmen e këtij takimi, për të cilin mediat raportuan se nuk ka pasur paralajmërim, gjykata e dënoi me vetëm 6 muaj burg Zoran Milevski Kiçeecin për shkaktimin e një incidenti ku humbi jetën një i ri nga Gostivari.
Kiçeec është i njohur si njeri i afërt me biznesmenin serb Daka Davidoviq, sponzor i kishës serbe dhe njeri i afërt me kriminelët Karaxhiq e Mlladiq.
Kjo ishte arsyeja pse në disa kuloare takimi i papritur Osmani-Selakoviç u ndërlidh edhe me dënimin e lehtë të shqiptuar për Kiçeecin.
Shkaku i dyshimeve për afërsinë e ministrit Osmani me Beogradin, të ngritura nga opinionisti Mehmeti, pritet që ai përkohësisht të nxiret në plan të dytë në negociatat Shkup-Sofje. /al-bania.com