Maqedoni

Spasovski, Bushi dhe Asani takim me ambasadorin hungarez, thellohet bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit

Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajtë takim në mes të Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme Nazim Bushi, Zv.drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike Arif Asani dhe delegacioni hungarez i kryesuar nga ambasadori i Hungarisë SH.T Dr. Lazlo Ishtvan Duks, si dhe Zëvendës Shefen e Misionit, Kristina Tihanji dhe Atasheun e ri për Punë të Brendshme, Ishtvan Shegedi.

Në takim u diskutua për mbështetjen që Hungaria i jep vendit tonë duke dërguar oficerë policie hungareze të vendosur në kufirin tonë jugor për të ofruar mbështetje në mbrojtjen e kufirit nga flukset e migracionit të paligjshëm, si dhe bashkëpunimin operacional në fusha të tjera që do të vazhdojë në të ardhmen. me emërimin e Atasheut të ri për Punë të Brendshme.
Njëherit u bisedua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të tjera të krimit, si në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimit kibernetik dhe të gjitha formave të tjera të bashkëpunimit në luftën kundër krimit, të cilat janë me interes të përbashkët.