Aderime në ASH, Taravari: Gjithmonë të hapur, ejani të bëhemi zë më i fortë
Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) në një prononcim për INA bën thirrje për t’iu bashkëngjitur subjektit të tyre, duke theksuar se gjithnjë janë me dyer të hapura, për të pritur energji dhe mendime të reja.
“Aleanca ka qënë gjithnjë e hapur për aderime të reja. Prej zanafillës së saj ajo kishte në themel lirinë dhe mundësitë e barabarta. Tashmë përmasat e partisë janë shumë më të mëdha, ne jemi partia lider opozitare, jemi kthyer në një mentalitet politik që përfaqëson një popull, ndaj natyrisht dhe absolutisht jemi të hapur të presim energji dhe mendime të reja”, theksoi Taravari.
Ai me këtë ka bërë një thirrje për të fuqizuar opsionin e ndryshimit.
“Thirrja apo apeli që kemi, nuk është Ejani në partinë tonë që të bëheni me një zë më të fortë por është: Ejani që të na jepni një zë më të fortë!”, theksoi përfaqësuesi i lartë i ASH-së para zgjedhjeve partiake dhe kongresit të caktuar gjatë këtij viti.(INA)