Diagnozën e sëmurjeve politike e dimë të gjithë, si ta gjejmë “ilaçin”?
Ejup Berisha
Opozita e tanishme politike shqiptare duhet ta zbuloj, ta definoj dhe ta praktikoj terapinë adekuate dhe efikase e jo tërë kohës në opinion ta përsëris diagnozen e crregullimeve dhe anomalive të shumta politike të cilat tanimë i kemi dhe i dimë të gjjthë ne qytetarët e RMV-së. Per ambientin e sëmurë, të pavolitshem dhe problematik politik që mbizoteron këtu te ne tanimë më i rëndësishëm është zbatimi i terapisë sesa përsëritja e shpeshtë e diagnozës. E njëjta gjë vlenë edhe në mjeksi aty pra për shpëtimin e pactientlt të sëmurë më e rëndësishme është terapia sesa diagnoza sepse po nuk ndodhi një gjë e tillë njeriu i sëmurë në cdo cast mund të vdes. Ngjashëm si në mjeksi edhe në politikë po nuk u provua të sanohen shkaktarët e politikës së keqe dhe të qeverisjes së papërgjegjshme mund të ketë njerëz të dëshpëruar pa kurrfar persoektive në jetë por ka të ngjarë që të ketë edhe vdekje të shumta dhe të tmerrshme të tyre. Një prej ngjarjeve më të tmerrshme është ajo që politikanët qeveritarë individët mund ti fusin në liste të zezë dhe këta të mbeten pa mundësi që ti realizojnë objektivat dhe planet e jetës së tyre dhe kështu dalngadal të njëjtët të fillojnë të vdesin. Një fat të tillë të kobshëm fatkeqsisht qe dhjete vite e kamë edhe une shkruesi i këtij shkrimi E.B, dhe për vdekjen time të dalngadalshme por të tmerrshme jo vetëmse politike por edhe njerëzore me meritore është BDI. E shihni se unë shumë mirë e di diagnozën e problemeve të mia politike e shoqërore dhe me këtë rast e pafrytshme është përsëritja e shpeshtë e diagnozës së problemeve 11 vjecare me të cilat ballafaqohem unë. Këto pra unë i kamë konstatuar dhe verifikuar shumë më herët dhe ajo që është dashur ta bej shumë më parë unë e që fatkeqsishte nuk e kamë bërë me qëllim që ta shpëtoj veten në raport me qëndrimin e padrejtë dhe trajtimin joadekuat të BDI-së ndaj meje, pra unë është dashur ta gjej, ta definoj dhe ta zbatoj terapinë e domosdoshme dhe adekuate për zgjidhjen e problemeve që BDI i ka në raport me mua e që nuk është dashur ti kete aspak sepse unë si kamë aspak borxh asaj. Pra ky subjekt politik sa e dimë të gjithë ne në politikë është angazhuar që të na shpëtoj ne shqiptarëve e jo të na rrezikoj. Këtë është dashur ta bej BDI por ja që e njëjta nuk po don ta bëj, prandaj edhe njëher përseris shkatrrimi im nga subjekti shqiptar ne pushtet është më realitet. Dhe me këtë rast unë opozitën shqiptare e përkujtoj se nëse don ta luftoj realisht pushtetin aktual të padrejtë dhe të paarsyeshëm së pari sic thashë duhet ta paraqes terapinë e saj për dalje nga gjendja e pavolitshme politike në të cilën ndodhemi dhe e cila karakterizohet me plot anomali e gjendje absurde dhe kaotike politike. Qfar dua ti themë me këtë gjë opozitës pra asaj dua ti themë se duhet përpos diagnozës e njejta duhet ta paraqes edhe terapinë e cila duhet të përmbajë veprime, akcione e akte reale dhe konkrete që duhet ti ndërmerr në ambientin politik e të cilat do ti shërbejnë asaj në betejën kundër subjektit të tanishëm politk shqiptar qeveritar BDI nga veprimet e padrejta dhe të paarsyeshme të të cilës dalngadal dhe tmerrsisht në aspekt shoqeror dhe njerëzor po shkatrrohen shumë individ në mesin e të cilevë sic thashë më herët edhe vet unë. Opozitës së tanishme shqiptare edhe njëher dua ti sygjeroj se nga përnendja e shpeshte e diagnozës së politikës së tanishme problematike e cila për pasoje e ka shkatrrimin e shumicës së individëve të cilët nuk janë dakord me të këta nuk kanë kurrfar levërdie prej diagnozës së stërpërsëritur. Pra stërpërsëritja e diagnozës më shumë u bën dëm sesa që i shëron apo i shpëton pacientët politik apo qytetarët. Prandaj opozitën shqiptare në RMV duhet pyetur se ku e ka terapinë që është dashur ta prezentojë shumë më herët në ambientin tonë politik. Sa për informim të sakte dhe të drejtë të opinionit këtë shkrim nuk e kamë bërë për ta sulmuar as BDI-në as për ta dëmtuar opozitën por këtë e bëj që subjektin qeveritar ta përkujtoj se duhet ta ndryshoj qasjen dhe të punoj për interesin e të gjithë shqiptarëve në vend që të punoj për interesin e një pakice sic është gjendja faktike tani më 20 vite të veprimit të saj në politikë. Ndërsa opozitën përmes ketij shkrimi dua ta përkujtoj që ti ndryshoj strategjinë dhe taktikën e veprimit politik apo të kaloj më prej fjalëve në vepra konkrete. Po nuk e bëri këtë atëher do të llogaritet se angazhimi i saj në politikë nuk është në interes të qytetearëve për ta bërë ndryshimin për ta, por ai është në interes dhe në levërdi vetëm të udhëheqësve politik opozitar me qëllim që të njëjtët vetë të jenë pjesë e politikës. Apo jo për ta bërë ndryshimin por për ta ruajtur status-quonë e tanishme politike.