Maqedoni

Zbardhet incidenti në Komunën e Jegunovcë

Sektori për punë të brendshme Tetovë ka përgatitur dhe deri tek Gjykata Themelore Tetovë ka parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtëse për 44-vjeçarin D.K. nga Tudence e Tetovës, kryetar aktual aktual i Komunës së Jegunovcës, informuan sot nga MPB-ja.

“Sipas denoncimit, më 5 janar të këtij viti, rreth orës 11:30, në Arkivin e objektit të komunës, fillimisht ka pasur një debat verbal me M.M. (69) nga Shkupi, drejtues i një kompanie private, ia ka marrë, ia ka ndrydhur dhe ia ka hedhur dokumentet në njërën nga tavolinat dhe e kishte shtyrë nga hapësira. M.M. paraprakisht është thirrur nga një zyrtar i komunës për të dorëzuar fatura për shërbimet e kryera më parë për komunën, gjegjësisht për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura borxh-besim”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka përgatitur dhe në Gjykatën Themelore Tetovë edhe kërkesë për inicimin e procedurës kundërvajtëse për M.M. (69) nga Shkupi i cili sipas raportit ka ofenduar dhe kërcënuar D.K. (44), pasi ai hodhi dokumentet dhe e nxori jashtë arkivit komunal.