Maqedoni

Tetovari i kërkon Kasamit t’i blejë bojler të ri, i shkruan se bojleri iu dogj nga mungesa e ujit në qytet

Ky është Vezi Elezi nga Tetova. Thotë se për shkak të mungesës së ujit në qytet, iu dogj bojleri, duke i rrezikuar familjen.

“Ditën e hënë në mëngjes u zgjova në mëngjes të mbushë ujë dhe e pash se bojleri nuk hiqte ujë, pasi që dy orë vjen uji edhe shkon, pastaj vjen një orë e gjysme më pas një orë edhe nuk mund ta kuptoj kur vjen edhe kur ikën dhe bojleri t’u e ngre ujin është djegur, masha është djegur e thirra mjeshtrin e pa dhe tha hidhe këtë bojler se nuk bën dhe më tha të paska ruajt Zoti”, tha Vali Elezi, qytetar.

Për këtë iu ankua kryetarit të Komunës, Bilall Kasami, përmes një mesazhi në Facebook.

“A do ma blesh një të ri, si thua?
Këtë dëm e kam nga uji, tani u dogj…”, shkruan në mesazh.

Po edhe krahas këtij reagimi, Elezi nuk mori ndonjë përgjigje nga kryetari.

“-Po e paraqita, ja dërgova fotot zotëri Bilallit, ai i ka parë edhe përgjigjen nuk e ka kthyer”.
-Çfarë i kishe apeluar?
-E kisha lutur që ujin me e rregullu se pa ujë nuk ka asgjë hiq”.

Pyetëm në Komunë! Nga atje thonë se deri tek NPK “Tetova” nuk është parashtruar kërkesë për dëme eventuale në amvisëri si rezultat i defektit të shkaktuar në linjën e Leshnicës, andaj shtojnë se nuk kanë pasur ndonjë komunikim me qytetarët. Po a ka dëmshpërblim nëse vjen ankesë me shkrim?

“Procedurat për dëmshpërblime të kësaj natyre duhet të kalojnë përmes Këshillit në përputhje me ligjin dhe me politikat financiare të Komunës së Tetovës”, thanë nga Komuna e Tetovës.

Qyteti i Tetovës me javë të tëra është duke u përballur me mungesë të ujit si pasojë e dëmtimin të rrjetit të ujësjellësit në Leshnicë. Nga komuna dje thanë se sanimi i rrjetit do të fillojë me përmirësimin e kushteve klimatike.