Maqedoni

Petkov në karantinë, e paqartë vizita e tij në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri bullgar Kiril Petkov dhe shefja e kabinetit të tij Lena Borislavova, janë në karantinë pasi kryetari i Kuvendit Nikola Minçev rezultoi pozitiv me Covid-19 pas mbledhjes së djeshme të Këshillit Këshillimor të Sigurisë Kombëtare.

“Siç janë rregullat për të gjithë të tjerët, ashtu do të jenë edhe për ne dhe do t’i respektojmë ato”, tha shërbimi për shtyp i qeverisë, duke shtuar se është ende e paqartë nëse takimi me organizatat e punëdhënësve në Këshillin e Ministrave të planifikuar për pasditen e sotme do të anulohet.

Gjithashtu, mbetet e paqartë vizita e paralajmëruar e Petkovit për më 18 janar në Maqedoninë e Veriut.

Petkov ka planifikuar takim me kryeministrin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, qeveria e të cilit duhet të zgjidhet në Kuvend 2 ditë më herët (16 janar).