Maqedoni

VMRO-DPMNE: Masa e parë e Kovaçevskit është çmimi i rritur i rrymës dhe ngrohjes qendrore

Piuni Kovaçevski i shtrenjtoi rrymën dhe ngrohjen dhe shkaktoi inflacion.

Masa e parë e Kovaçevskit është çmimi i rritur i rrymës dhe ngrohjes për 15%.

Qytetarët tashmë në fund të këtij muaji do të marrin fatura për rrymë dhe ngrohje më të shtrenjta për së paku 500 denarë.

Standardi është gërryer që prej më herët. Dimitar Kovaçevski një periudhë të gjatë ishte zëvendës ministër i Financave, e me atë edhe fajtor kryesor për pasqyrën e keqe ekonomike dhe inflacionin që po na ndodhë.

Janë shtrenjtuar të gjitha produktet, ndërsa sipas shkrimeve të mediumeve, produktet ushqimore për një vit janë shtrenjtuar edhe deri 30%, kjo do të thotë se ajo që mund të blihej para një viti për 20.000 denarë, tani nevojiten edhe mbi 25.000 denarë.

Situatën e keqe në ekonomi nuk mund ta përmirësojnë njerëzit të cilët e shkaktuan. Nevojiten ndryshime reale, e kjo është e mundur vetëm me zgjedhje të parakohshme dhe qeveri të re.