Florence Robin: Franca është e gatshme të ofrojë ndërmjetësim mes Sofjes dhe Shkupit
Ambasadorja franceze në bullgari, Florence Robin deklaroi se për vendin e saj çështja e zgjerimit të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është jashtëzakonisht me rëndësi dhe si kryesuese me BE-në në gjysmën e parë të vitit 2022 Franca do të ofrojë ndërmjetësim për përballje me kontestin mes Sofjes dhe Shkupit. Në këtë mënyrë, siç thotë në deklaratën për radio Darik, do të mund të zgjidhet kontesti mes dy vendeve dhe do të pohohet përcaktimi evropian i Parisit.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas ambasadores Robin, Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe është çështje e sigurisë rajoni të kyçet më shumë në politikat e BE-së, zhvillimin ekonomik dhe këmbimin në përgjithësi. Ambicia e Francës është ta konfirmojë përkushtimin e vet evropian ndaj Ballkanit Perëndimor, e posaçërisht ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Florence Robin deklaroi se ka konteste mes vendeve fqinje, dhe shfaqi bindje se me vullnet të mirë dhe përmes diskutimeve dhe promovimit të respektimit të të drejtave qytetare dhe respektimit të pakicave, ata do të mund t’u përgjigjen këtyre sfidave. Sipas saj, me të vërtetë është me rëndësi stabiliteti dhe kultivimi i marrëdhënieve të mira, ndërsa me “mirëkuptim dhe dëgjim, gjërat mund të rregullohen”.