Maqedoni

Pas gjashtë viteve e tetë muajve mer fund izolimi në burg i Demë Shehut të Grupit të Kumanovës

Demë Shehu nga Grupi i Kumanovës pas disa viteve njoftoi se ka dal nga izolimi në burgun e Shutkës të Shkupit dhe është dërguar në burgun e Idrizovës.

Ai për këtë ka njoftuar përmes njoftimit në rrjetet sociale, duke theksuar se ky ishte një vendim skandaloz i padrejtë, përcjell INA.

“Pas gjashtë vite e tetë muaj në izolimin e Shutkës,sot më erdhi vendimi për transferim në burgun e Idrizovës.

Vetëm pse nuk ua kam nënshkruar asnjë vendim këtyre palaqove, më mbajtën në izolomin e shutkës trefishë më shumë nga sa e përcakton ligji.

Respekte për të gjithë ju miq të dashur që na qëndruat afër virtualisht gjatë këtyre viteve.
Ju dëshiroj pasditë të bukur!”, ka shkruar Demë Shehu.

Ai është i dënuar me burg të përjetshëm për rastin e Lagjes së Trimave më 9 maj 2015 në Kumanovë.(INA)