Kumanovë, hapën varrin për të vjedhur stolitë e arit nga e ndjera
Prokuroria Themelore në Kumanovë ka ngritur aktakuzë kundër tre personave që akuzohen se janë munduar të kryejnë veprën penale – Vjedhje e rëndë nga neni 236 alinea 1 pika 1 në lidhje me nenin 19 dhe me nenin 22 nga Kodi Penal.
Nga Prokuroria thonë se dy 30-vjeçarë dhe një 32-vjeçar, të gjithë nga Kumanova, së bashku dhe me marrëveshje paraprake, natën ndërmjet datës 9 dhe 10 tetor, në varrezat e qytetit në Kumanovë, kanë tentuar t’i sekuestrojnë stolitë me synimin për përvetësimin e tyre në mënyrë të paligjshme.
“Me lopata e hoqën pllakën e mermerit që mbulonte njërin prej varreve, pas së cilës filluan të gërmojnë tokën dhe arritën te arkivoli ku ndodhej trupi i të ndjerës J. F. Ata hapën arkivolin dhe filluan të kontrollonin trupin për të gjetur bizhuteri ari, pasi e dinin se e ndjera dyshohet se ishte varrosur me ar. Gjatë kontrollit nuk kanë gjetur asgjë, ndaj nuk kanë përfunduar punën”, thanë nga Prokuroria.