Maqedoni

Saliu: Joserioziteti i Telekomit mund të kushtojë me jetë 62 vjeçarin!

Furkan Saliu
Turpi i botës. Në këtë shtet nuk funksionon asgjë. As kompanitë private, as kur bëhet fjalë për jetë a vdekje.
Më datë 30.12.2021, në ora 18:15 zhduket një person 62 vjeçar. Pas 24 orëve, rasti paraqitet dhe prokurori kujdestar kërkon listingun nga Telekomi i Maqedonisë.
Këta të fundit në vend se të veprojnë me urgjencë, sepse bëhet fjalë për jetën e një njeriu, thonë se për shkak të festave, kanë mungesë të administratës.
Paramendoni sa do të kishte ndihmuar lokacioni i fundit dhe telefonatat e fundit të personit të zhdukur?
Jo serioziteti i Telekom MK mund të kushtojë me jetën e 62 vjeçarit.
Listingu ende nuk është dorëzuar në prokurori.