VIDEO| Nikolovski i VMRO-së për herë të parë në “Target” zbuloi aferën SHIK “Jellak”
Në vitin 2020 nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski dha një intervistë eksklsuzive për emisionin “Target” që transmetohet në Almakos.
Pikërisht për herë të parë ekskluzivisht për këtë emision kishte shoalosur skandalin e”Shik-Jellak” në Tetovë, me një biznesmen tejet kontrovers serb, temë kjo e cila është shumë aktuale ditëve të fundit.
Nikollovski duke folur për këtë projekt, madje akuzoi se Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev e ndihmojnë biznesmenin e qarqeve ekstremiste të Kishës Ortodokse Serbe.
Pra, Nikollovski ka qenë ndër politikanēt e parë që paralajmëroi për projektin e biznesmenit serbo malazez Daka Davidoviq te SHIK “Jellak” në Tetovë.
Ndryshe, para dy ditëve, Këshilli i Tetovës me shumicë votash filloi procedurën për rishqyrtim të këtij projekti me iniciativë të këshilltarëve të listës “Më mirë për Tetovën”.
Për më tepër ndiqeni Nikollovskin se si e shpalosi këtë skandal që në vitin 2020: