Maqedoni

18 viktima dhe 373 raste të reja me Covid

Në 24 orët e fundit janë bërë 5489 testime për Covid ndërsa janë regjistruar 373 raste të reja.

Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 196 raste të reja. Më pas në Manastir 36, Ohër 20, Kavadar 18, Prilep 17, Strumicë dhe Gjevgjeli nga 11, Veles 9, Kriva Pallankë 7, Kumanovë dhe Shtip nga 6, Kërçovë, NEgotinë, Resnje, Vallandovë dhe Makedonski Brod nga 4, Tetovë, Koçan dhe Dellçevë nga 3, Radovish 2, ndërsa në Strugë, Bogdanc, Demir Hisar, Demir Kapi dhe Dojran nga 1.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndëruar jetë 12 pacientë ndërsa sipas “Termini im” kanë ndëruar jetë 6 pacientë nga data 03.12 deri 27,12.2021. Kështu, si të vdekur në regjistër regjistrohen 18 viktima.

Nga ana tjetër janë regjistruar 320 pacientë të shëruar nga Covid.

Deri tani në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 224507 persona të infektuar. Prej tyre, 211548 janë shëruar, 7953 kanë vdekur ndërsa rastet aktive për momentin janë 5006.