Maqedoni

Mrekullia, 17 vjeçari kalon pa pasoja në aksidentin e ndodhur në rrugën Gostivar – Çajlë

Pa pasoja ka kaluar drejtuesi i automjetit që mëngjesin e së enjtes u aksidentua në aksin rrugor Gostivar – Çajlë. 17 vjeçari nga fshati Çegran duke drejtuar automjetin në shpejtësi dhe kushte të papërshtatshme, ka devijuar nga rruga duke u përplasur me rrethojat e një ndërmarrje private, njofton Gostivari Sot

Për fat të mirë, i riu ka kaluar pa pasoja shëndetësore. Aksidenti ka shkaktuar dëme materiale të automjetit dhe firmës private. Nga fotografitë e siguruara nga Gostivari Sot, pjesa e parme e veturës është plotësisht e dëmtuar, sikurse edhe materiale ndërtimore që janë pronë e firmës private.

Mrekullia, 17 vjeçari kalon pa pasoja në aksidentin e mëngjesit
Pas ngjarjes, në vendngjarje dolën organet e rendit dhe kryen ekspertizë, ndërkohë që Policia pritet të del me informacion zyrtar rreth aksidentit.