Kolumna

Sfida e bashkimit kombëtar!

Medai Shaholli

Si gjithmonë dëgjojmë shpesh gjithandej të flitet nga shqiptarët e thjeshtë dëshirën për flamur, një komb një gjuhë, bashkim kombëtar, por siç po shohim nuk po shkojnë gjërat sipas dëshirave dhe vullnetit të njerëzve të thjeshtë.Duke parë që nga grupe të caktuara në Kosovë flamuri kombëtar po propagandohet si flamur i ‘Shqipnis’ dhe jo i kombit, gjuha standarde si gjuhë e ‘Shqipnis’,se së shpejti do krijhet një identitet i ri si kombi kosovar.

Në TV emisionet dhe debatet e ndryshme në Kosovë dhe viset tjera po degradojnë nga gjuha standarde dhe po e zëvendësojnë me një gjuhë të kombit të ri ‘koqevar’ të ‘gegnishtes’ siç e quajnë lukunia e zagarëve antistandard me Migjenët, Matoshët, Spahinjtë etj.,për një gjuhë zyrtare ‘gegnishte’ për Kosovën pasi u bë tashmë shtet dhe se diktati i Tiranës për një gjuhë të njësuar nuk vlen më.
Kësaj nisme antikombëtare i është bshkuar edhe politika e cila në heshtje po miraton përçarjen kombëtare të cilët me bashkimin kombëtar kanë frikë se do humbasin privilegjet dhe bajraqet që posedojnë në krahinat e tyre.
Atyre me bashkimin kombëtar u prishen pazaret me vëllamërinë e ngjizur serbo-greko-sllavo-maqedono-malaziase dhe se nga ky bashkim ata zhduken nga skena politike.

Atëherë si do bëhet ky bashkim kundër një gjuhe, një standardi, një flamuri dhe një kombi, kur virusët e përçarjes kanë dal në sipërfaqe dhe po sulmojnë idenë e rilindasve?
Bashkimi kombëtar pas këtyre zhvillimeve përçarëse në të gjitha trojet shqiptare ka ngelur një ide e mbetur në tentativë.

* * * *
Nëse shumica e politikanëve dhe liderëve shqiptarë do ishin të bashkuar me mendje dhe me zemër ndaj kombit, pa babëzitjen që kanë brenda tyre për t’u pasuruar, por të çiltër e të padjallëzuar si këta voglushët, ahere bashkimi kombëtar do ishte vetëm çështje teknike!