Maqedoni

Transporti falas – Mbushen autobusët në Shkup

Autobusët e Ndërmarrjes Publike të Qarkullimit u mbushën për shkak të transportit falas. Këtë e filmoi edhe kamera e Alsatit, por jo të gjithë autobusët janë të mbushur me njerëz, shkruan Alsat.

Një pjesë e qytetarëve reagojnë ndaj turmës në autobusë.

Qyteti i Shkupit, ndër të tjera rekomandoi kufizimin e funksionimit të autoshkollave. Nga MPB thonë se nuk veprojnë sipas rekomandimeve, por sipas ligjeve apo masave të Qeverisë, që do të thotë se për momentin funksionimi i autoshkollave nuk është i kufizuar.

“Ministria e Punëve të Brendshme në periudhën e kaluar në vazhdimësi ka vepruar në bazë të ligjeve, si dhe në bazë të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria, dhe do të vazhdojë të veprojë kështu dhe ju informojmë rregullisht juve mediat dhe qytetarët për të gjitha aktivitetet tona”, thonë nga MPB.

Ministria e Brendshme njofton gjithashtu se i kontrollojnë lëvizjet e kamionëve në zonat ku është e ndaluar, si dhe kontrollojnë se sa gazra shkarkimi dalin nga automjetet.