Maqedoni

Saliu: E lypët Danellën, e gjetët Gruevskin

Gazetari i njohur Furkan Saliu, ka reaguar në Facebook, për shkak se në Buxhetin vjetor, Qyteti i Shkupit ka anashkaluar investimet në komunat shqiptare të kryeqytetit.

“Nëse dita e mirë shihet në mëngjes, Danella ua terroj shumë shpejt shqiptarëve të Shkupit.

Në buxhetin për vitin e ardhshëm, pothuajse asnjë projekt për vendbanimet shqiptare… Po, asnjë rrugë.

Momentin e parë që VMRO DPMNE e shkëputi lidhjen me Budapestin, e ndryshoj kursin politik. Danella si duket urdhrat ende i merr prej kryeqytetit hungarez. Jo më larg se 6 ditë më parë, u takua me Ministrin e jashtëm hungarez… Takimi i parë me një zyrtar të lartë, me Ministrin e jashtëm hungarez.

Nëse propozim-buxhetit për vitin e ardhshëm ia shton edhe paralajmërimin që e kanë marrë dhjetëra shqiptar të punësuar me kontratë në vepër se nuk do t’iu vazhdohet kontrata… E lypët Danellën, e gjetët Gruevskin”, ka shkruar gazetari Furkan Saliu.