Maqedoni

Ajdini: Kjo Qeveri duhet të largohet sa më shpejtë, po rrezikon jetën e të gjithë qytetarëve

Omer Ajdini tha se askush nga Qeveria nuk po merr përgjegjësi për rastet tragjike që ka ndodhur. Ai tha se 14 persona u dogjën të gjallë në Tetovë, dhe se deri tani askush nuk është përgjigjur për këtë fatkeqësi, përcjell in7

“16 persona vdiqën në aksidentin e Durmo Turs dhe ende nuk dihet se cili është rezultati i asaj. 45 persona u dogjën në Bullgari, dhe ende askush nuk po mban përgjegjësi se pse autobusët qarkullonin pa leje dhe pa asgjë. Pra kjo Qeveri e akuzoi BDI-në për krim dhe korrupsion dhe e mori pastaj në prerin e saj e cila pastaj ka metastazuar në tërë shtetin dhe regjimi u ri-instalua”, deklaroi Omer Ajdni në “Rruga drejt”.

Omer Ajdini shtoi më tej se kjo Qeveri është e papërgjegjshme dhe se më në fund duhet të largohet, ngase sipas tij, këta po e rrezikojnë jetën e qytetarëve.

“Rastet si Rashkovski, si Sedat Peker, tregojnë qartë se çfarë karakteri ka kjo Qeveri, thjeshtë Qeveir e cila e mbron krimin dhe e ka si model veprimi funksionimin e korruptuar dhe e cila është në gjendje edhe të rrezikojë jetën e të gjithë neve”, deklaroi mes tjerash Omer Ajdini./in7.tv/