Maqedoni

15 viktima dhe 320 raste të reja me Covid

Në 24 orët e fundit janë bërë 3366 testime për Covid, ndërsa janë regjistruar 320 raste të reja pozitive.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 165 raste të reja, në Prilep 26, Ohër 18, Kavadar 16, Manastir 11, Veles 10, Kumanovë 8, Strumicë 7, Tetovë dhe Resnje nga 6, Gjevgjeli, Radovish dhe Vallandovë nga 5, Kërçovë dhe Koçan nga 4, Shtip dhe Berovë nga 3, Gostivar, Negotinë, Kriva Pallankë, Dellçevë, Bogdanc, Makedonski Brod dhe Makedonska Kamenicë nga 2, ndërsa në Shën Nikollë, Vinicë, Probishtip dhe Demir Hisar nga 1.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndëruar jetë gjithsej 8 pacientë ndërsa sipas TERMINI IM, në periudhën prej 14-19.12.2021 kanë ndëruar jetë edhe shtatë pacientë. Gjithsej janë regjistruar 15 të vdekur.

Nga ana tjetër janë shëruar 214 pacientë.

Deri tani gjithsej janë infektuar 222064 persona. Prej tyre janë shëruar 208938, 7853 kanë vdekur ndërsa rastet aktive janë 5273..