Lajmet e reja

Takimi me fotografin shqiptar në fshatin përrallor të Hajdit (Heidit) në Zvicër

Shenasi Aliu

Është kënaqësi e veçantë të jesh në shoqërim me fotografin e njohur Afrim Nevzadi i cili është në konkurencë me fotografët më eminent botëror, njëkohësisht e njeh shumë mirë historinë e shtetit dhe popullit Zvicran, por edhe alpet dhe teritorin e tërë këtij shteti e ka eksploruar pëllëmb për pëllëmbë.
Afrimit i uroj që të jetë në vendin e parë në Europë, sepse fotot e tij kanë arritur deri në Kinën e largët dhe në tërë shtetet e Europës. Kësaj radhe ai i ka nxjerrur fotot tek muzeu i Heidi-i………

Ky fshat është kaq i njohur dhe tërheqës në tërë botën, sa që në shumë raste edhe vetë shteti Zviceran identifikohet përmes këtij fshati dhe personazhit të dashur të fëmijëve të quajtur HEIDI.
Romanin me këtë personazh kaq të dashur e ka shkrojtur shkrimtarja Zvicerane për fëmijë JOHANNA SPYRI (1827 – 1901), kjo vepër është shkrojtur gjatë viteve 1880 – 1881.
Ngjarja është zhvilluar në fshatin MAIEFELD, që pastaj është emërtuar me emërin HEIDIDORF, për nderë të zonjushës (vajzës) kaq pozitive me emërin Heidi.
Heidi – që (vogëlushe) bebe ka ngelur pa dy prindërit dhe kështuqë asnjëherë nuk i ka njohur, kurse nën përkujdesje e ka marrë tezja e saj pra motra e mamit të Heidi-t e quajtur Dete.
Tezja e Heidi-t ka gjetur një punë në qytetin Frankfurt të Gjermanisë dhe detyrohet ta sjell Heidi-n katër vjeçare tek gjyshi i saj i cili jetonte i vetmuar në një stan lart në bjeshkë vetëm me dhi. Meqenëse, gjyshi ishte në një gjendje jo të mirë shëndetësore dhe me vështërsi e paranon mbesën që të jetojë në ato kushte të rënda jetësore.
Pas një viti tezje vjen nga Frankfurti për ta marrë Heidi-n, që të vazhdoj edhe shkollimin atje. Ajo e vendos në një familje të pasur gjermane tek Z. Sesemann i cili kishte një vajzë e cila quhej Klara e cila poashtu nuk kishte mama, përafërsisht ishte e të njejtës moshë me Heidi-n por që ishte e paralizuar, pra e palëvizshme nuk mund të ecte dhe qëndronte në karocën e invalidëve. Edukatorja dhe sherbëtorja e kësaj familje pasanike quhej Zonja Jungfer, e cila nuk e trajtonte mirë Heidi-n dhe çdoherë thoshte se është e egër, e prapambetur dhe e paditur.
Megjithëse Heidi jetonte në kushte shumë të mira në krahasim nga ku vinte, ishte vendosur dhe jetonte në një kështjellë ku nuk i mungonte asgjë, ajo prap se prap ëndërronte që sa më shpejtë të kthehej tek gjyshi në stan, pra atje lart në Alpe.
Meqë mërzitej shumë për jetën në stan asaj, Heidi-t i keqësohej gjendja shëndetësore dhe kishte nostalgji për bagëtinë malet dhe bukuritë e natyrës. Në një rast nga kjo mërzi, ajo bie pa ndjenja dhe Z. Sesemann e sjell një mjek shumë të famshëm për një kontrollë dhe ai konstaton se Heidi duhet të kthehet në Zvicër sepse atje do të ndihet më mirë dhe do shërohet. Shpesh herë gjatë qëndrimit të saj në Frankfurt ajo pyeste; pse këtu nuk ka gjelbrim dhe pse janë ndërtuar këto shtëpi kaq të mëdhaja (larta) vetëm për të parë para syve mure.
Heidi dhe Klara vajza e Z. Sesemann duheshin shumë dhe Klara nuk dëshironte që Heidi të kthehej në Zvicër, por rekomandimi i mjekut ishte që sa më shpejtë ajo të kthehej për shkak të gjendjes shëndetësore.
Në përqafimin e ndarjes mes Heidi-t dhe Klarës i premtuan njëra tjetrës që do i shkruajnë letra dhe do ta mbajnë lidhjen. Klara kaq shumë e ndjente mungesën e Heidi-t sa që i lutet të atit që ta sjell gjatë muajve të verës tek natyra e bukur në Zvicër tek Heidi.
Kulminacionin kjo vepër e arrinë në kohën kur Klara vjen në Zvicër ta takoj Heidin dhe ku do të qëndroj gjatë muajve të verës.
Një ditë plaku ose gjyshi i Heidit i cili quhej Alpöh ose edhe Almöh, pra emërtimi ishte sipas maleve Alpe ai qëndronte stoik dhe ishte i pathyer sikurse edhe malet e Alpeve. Prandaj edhe përshtatej emëri i tij me këto male të cilët qëndronin krenar, i tillë ishte plaku. E marrin Klarën për ta shëtitur në natyrë të lirë me karocën e invalidit, e heqin nga karoca dhe e vendosin në barin e freskët, kurse në anën tjetër Peter një djal i cili i ruante dhitë e lëshon karocën e Klarës tatëposhtë dhe ajo shkatërrohe dhe Klara ngelet pa karocë.
Gjyshi dhe Heidi shkojnë për ta gjetur karocën e cila ishte shkatërruar e tëra dhe kur kthehen tek Klara, ajo çuditërisht ishte ngritur në këmbë. Nga ai moment gjyshi dhe Heidi çdo ditë e ushtronin Klarën dhe më në fund ajo u shërua e tëra dhe më nuk i duhej dhe nuk kishte nevojë për karocë, ajo lëvizte, ecte lirshëm dhe krejtësisht e pavarur.
Kur vijnë për ta marrë Klarën nga Frankfurti kur e shohin gjendjen e saj shëndetësore, atëherë nga gëzimi dhe përjetimi i çastit të gjithë qajnë kurse Heidi-t i premtojnë se pas vdekjes së gjyshit do e adaptojnë si anëtar të familjes, për ta vazhduar jetën e lumtur.

Emëri i vërteti e Heidi-t ishte Adelheid, kurse të gjithë e thirrnin Heidi.

Heidi – ishte e bija e Adelheid dhe Tobias-it, pra Heidi e kishte të trashëguar emërin e të ëmës.

Tobiasi – është i biri i Alpöhi-t

Dete – është e motra e Adelheid-it, pra tezja e Heidi-t

Stërgjyshja e Dete-s dhe gjyshja e Alpöhi-t, kanë qenë motra.

Ky libër është përkthyer në 50 gjuhë të botës. Në Japoni nga ky personazh është ndërtuar Heidi japonez, kurse në Turqi është libri më i lexuar nga fëmijët.
Nga ky roman janë ndërtuar dhe realizuar shumë filma dhe llogaritet si filmi më i shikuar për fëmijë në tërë botën.
Edhe pse tani në moshë të tretë me ëndje e kam lexuar këtë kryevepër botërore dhe pata rastin dhe mundësinë që ta vizitoj edhe vendin dhe stanin ku ka jetuar Heidi dhe gjyshi i saj Alpöhi. Gjithashtu pata rasti që ta vizitoj edhe muzeun e Heidi-t.
Për nderë të kësaj çupëze edhe tërë ai regjion njihet me emërin HEIDILAND.
Është kënaqësi të vizitohet dhe të preket, jeta dhe veprimtaria e HEIDI-T.
(d.v.) sh.a.