Arrestohen dy persona në Strumicë për shkak të tregtisë me lëndë narkotike
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë arrestuar dy persona pas bastisjeve që janë bërë sot në Strumicë, ku është kapur marihuanë.
Bastisjet janë realizuar në dy lokacione, me urdhër paraprak të gjykatës.
“Është privuar nga liria I.A.(34) nga fshati “Lagjja e Re” në Strumicë. Gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Po ashtu, më datë 16.12.2021 në periudhën nga ora 13:00 deri në ora 14:00, pas marrjes së vendimit gjyqësor, është kryer bastisje në shtëpinë e Xh.A. (21) nga po i njëjti fshat, ku u gjet marihuanë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.