Radev: Presionet janë kundër-produktive, nevojiten rezultate, e jo afate
Kryeministri i ri i Bullgarisë, Kiril Petkov mori mbështetjen e Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski për deklaratën se historia nuk duhet të jetë fokusi i vetëm i bisedimeve. Por, i pari i vendit nuk pajtohet me kornizën kohore.
“Sigurisht se jo të bisedojmë për atë çka ka ndodhur para dy ose pesë shekujve. Kjo është një qasje moderne të cilën unë e mbështes, normal nuk e mbështes afatin kohor prej 6 muajve i cili u paralajmërua. Mendoj se problemi mes nesh mund të zgjidhet brenda një periudhe shumë më të shkurtër kohore”, tha Stevo Pendarovski, president.
Zëvendësja e Presidentit të Bullgarisë, Ilijana Jotova nuk sheh bazë dhe fakte të reja për ndryshim të qëndrimit bullgar ndaj Maqedonisë. Në pyetjet e gazetarëve ajo u përgjigj:
“Është me rëndësi të përpilohet një Udhërrëfyes prej tash e tutje. Do ta presim vendimin e fqinjit tonë. E dini se kryeministri i tyre dha dorëheqje. Do t’i shohim propozimet e reja nga partnerët tanë evropianë. Edhe pse, sipas meje, më me siguri nuk do të propozohet asgjë e re“, theksoi Ilijana Jotova, zëvendëse e presidentit të Bullgarisë.
Me qëndrim të njëjtë është edhe Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i cili thotë se përpjekjet për të ushtruar trysni mbi Bullgarinë janë kundër-produktive.
“Deri më tani në të gjithë Këshillat nga muaji maj në të cilët kam marrë pjesë, kam biseduar me të gjithë liderët evropianë, me liderët e institucioneve të BE-së mbi temën – Maqedoni e Veriut. Dua t’u falënderoj që për të dytën herë këtë vit, tema e zgjerimit, sidomos për RMV, ka rënë nga rendi i ditës. E shihni se as nesër nuk është në rend dite. Dua ta falënderoj diplomacinë bullgare, sepse partnerët tanë e kuptuan se ku qëndron problemi i vërtetë. Ne do të vazhdojmë edhe më tej jo vetëm me temën për historinë, kulturën, por edhe për të drejtën e bullgarëve të Maqedonisë. Ata duhet t’i marrin të gjitha garancitë e qarta institucionale. Ky është kriteri më i rëndësishëm sipas kritereve të Kopenhagës”, tha Rumen Radev, president i Bullgarisë.
Në një konferencë para mediave në Prishtinë, Pendarovski mohoi se ka kërcenim për sigurinë e vendit nëse së shpejti nuk arrijmë të marrim datë për negociata. Ai rikujton se si President i posedon të gjitha të dhënat relevante nga shërbimet e sigurisë, duke pohuar se një gjë e tillë nuk ekziston.
“Nuk ka asnjë paralajmërim se nëse presim më shumë kohë pa e zgjidhur kontestin me Bullgarinë dhe nëse presim më shumë kohë për t’i nisur negociatat me BE, do t’i vijë deri te ndonjë destabilizim i jashtëm apo i brendshëm i vendit, destablizim ky i cili do të ishte iniciuar nga kushdo“, theksoi Stevo Pendarovski, president.
Ndryshe, Maqedonia dje e mori veton e fundit për këtë vit nga ana e Bullgarisë, e cila këtë javë u bë me Qeveri të re pas tre cikleve zgjedhore që u mbajtën brenda këtij viti.