Maqedoni

Imunizimi i popullatës, Qeveria miratoi nevojën për blerjen e 500 mijë vaksinave Pfizer

Në seancën e djeshme, Qeveria ka miratuar nevojën për blerjen e gjysmë milion dozave të vaksinave Pfizer për vitin 2022. 10.000 doza janë të rezervuara për fëmijët e moshës nga 5-12 vjeçare të cilat njihen si doza pediatrike. Edhe pse në Maqedoni komiteti për imunizim për momentin rekomandim ka dhënë për vaksinimin e fëmijëve nga mosha 12 vjeçare, nga Qeveria thanë se kjo do jenë doza të cilat do jepet me rekomandim të autoriteteve shëndetësore. 10.000 dozat pediatrike do të porositen në pranverë, ato për të rriturit do të porositen në muajin maj ndërsa gjithë sasia totale e vaksinave duhet të jetë porositet deri në dhjetor të vitit 2022.

“Gjithsesi se kjo gjë është me rekomandim të komitetit për imunizim, I cili ndjek rekomandimet e OBSH-së sa I përket vaksinimit. Sa I përket dozave 10,000 nga kjo sasi e dozave pediatrike nga Pfizer, është sasi iniciale që do të thotë se nëse ka interes nuk do të furnizohemi me doza shtesë. Vaksinimi me rëndësi është të thuhet se realizohet pa termin të caktuar paraprakisht. Kusht kryesor për vaksinimin e fëmijëve është që të shkojnë me gjithë prindin apo kujdestarin”, deklaroi Dushko Arsovski, Zëdhënës i Qeverisë.