Nuk guxojmë t’i harrojmë ushtarët asnjëherë
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Shpeshëherë më kujtohen disa gjëra dhe kur i kujtojë brengosem tepër.Kujtojë disa ngjarje historike të popullit shqiptarë që sot janë harruar tërësisht dhe nuk përkujtohen aspak.Këto data dhe ngjarje shumë të rëndësishme për gjenerata e reja duhet të jenë si trashigimi që duhet të i dinë e jo të i harrojnë e mos të i përkujtojnë..Kemi shumë personalitete historike qoftë të pushkës apo të penës që aspak më nuk përmendim dhe nuk i përkujtojmë. I kemi lënë në pluhurin e harresës.Sipas meje ky është një gabim që nuk falet. Si mund të harrohen shumë luftëra, luftëtarë, dëshmorë, heronj kombëtar të kohës së më hershme dhe mos të përkujtohen asnjëherë në kohërat e tanishme.Sa e sa intelektualë të mirënjohur që aq shumë kanë kontribuar për kombin shqiptarë dhe ne sot i kemi lënë në harresë dhe nuk i përmendim dhe nuk i përkujtojmë sëpaku një ditë në një datë caktuar.Kemi sa e sa shkrimtarë,poetë, dramaturgë, gjuhëtarë, historian etj. Të gjithë këta na kanë lënë vepra kolosale dhe ne sot i kemi harruar të gjithë këta ( këto) së bashku me veprat e tyre. Ky është një turp që nuk mbulohet me asgjë.Një gjë e këtillë mund të na ndodhë nesër edhe me shumë ngjarje të fundit që kanë ndodhur në interes të kombit shqiptarë që në një të ardhme të harrohen dhe mos të përkujtohen.Mos vallë do të vijë një ditë dhe do të i harrojmë dhe nuk do të i përkojtojmë asnjëherë lutërat e fundit çlirimtare!? Do të harrojmë UÇK-në. Do të harrojmë dhe nuk do të i përkujtojmë betejat e bijave dhe bijve të UÇK-së.Do të i harrojmë të plagosurit, invalidët, dëshmorët dhe heronjtë e UÇK-së.Do të vijë një ditë që do të i harrojmë të gjithë këta që kontribojnë sot për çështjen kombëtare në mënyra të ndryshme dhe të lëmive të ndryshme. Do të i harrojmë shkrimtarët, poetët që bëjnë vepra letrare. Do të i harrojmë aktorët e mirënjohur. Do të harrojmë edhe shumë e shumë individë të lëmive të ndryshme që kontribojnë sot si në trojet tona, njashtu edhe në mërgatë për çështjen kombëtare dhe për atdheun e tyre.Pra, çdo gjë e kaluar për ne duhet harruar.Pra, sipas meje çdo gjë që ka ndodhur në çfarëdo kohe nuk duhet të harrohet asnjëherë. Personalitet që kanë kontribuar qoftë me pushkë ose me penë në çfarëdo kohe që kanë kontribuar dhe kanë lënë vepra nu guxojmë asnjëherë të i harrojmë e mos të i përkujtojmë.