Maqedoni

Zaev me porosi deri te Kovaçevski

Lideri i deritanishëm i LSDM-së, Zoran Zaev me porosi deri tek pasardhësi i tij, Dimitar Kovaçevski. Zaev përmes një postimin në Facebook ka porositur Kovaçevskin se pret nga ai angazhim, përgjegjësi dhe veprim politik progresiv në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Pres angazhim, përgjegjësi, qasje të hapur dhe veprim politik progresiv në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe në interes të familjes socialdemokrate. Anëtarët e LSDM-së zgjodhën kryetarin e ri të partisë, në zgjedhjet demokratike brenda-partiake. Dimitar Kovaçevskin e përgëzoj dhe i uroj suksese. Urime të gjithë anëtarëve të LSDM-së që votuan në zgjedhjet brenda-partiake dhe me këtë treguan vetëdije dhe sjellje të lartë demokratike. LSDM-ja sot votoi me dinjitet për një të ardhme stabile maqedonase”, ka shkruar Zaev në Facebook.