Dimitar Kovaçevski është fitues i zgjedhjeve për kryetar të LSDM-së
Dimitar Kovaçevski, zëvendësministër aktual i Ministrisë së Financave është kryetari i ri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, kanë njoftuar burime partiake. Sipas tyre, tani janë numëruar një pjesë e madhe e voyave në votimet e sotme partiake dhe Kovacevski udhëheq bindshëm ndaj kundërkandidatëve Frosina Remenski dhe Aleksandar Despotovski.
Kovaçevski ishte i pari i cili njoftoi për kandidaturën për kryetar të LSDM-së.
Në këto zgjedhje ai kishte përkrahjen e liderit të deritanishëm të LSDM-së, Zoran Zaev.
Më herët ai deklaroi gjëja më e rëndësishme është bashkimi rreth kryetarit të sapo zgjedhur. Kovaçevski pritet të zgjedhet edhe kryeministër i ri i vendit pas Vitit të Ri.
Kujtojmë se kandidatura e tij erdhi menjëherë pasi LSDM ia pranoi Zaevit dorëheqjen dhe caktoi zgjedhjet për kryetar të partisë. Në zgjedhjet e sotme kanë votuar mbi 40 mijë anëtarë të LSDM-së.