Një ditë para protestave të LSM-së, arrihet marrëveshja për ditën e diel si ditë jo pune
Një ditë para protestës së paralajmëruar të sindikatave, deputetët e pushtetit dhe të opozitës vendosën ta mbështesin Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, më saktë atë pjesë që parashikon e diela të jetë ditë e detyrueshme jopune. Deputetët miratuan amendament që thotë se ligji do të hyjë në fuqi më 1 janar 2022. Zëdhënësja e LSDM-së, në pushtet Bogdanka Kuzeska, thotë se nuk kanë faj që ligji nuk është miratuar në afatin e paraparë, por gishtin e ka drejtuar kah opozita.
“Në interes të punëtorëve presim që Ligji të miratohet në seancë plenare. LSDM qëndron prapa punëtorëve, ne duam që bashkërisht të sigurojmë punëtorë më të kënaqur dhe më produktivë në tregun e punës, nga i cili përfitojnë të gjithë”, tha Bogdanka Kuzeska -zëdhënëse e LSDM-së .