Reagimi nga VV: Ramushi njofton për rrezikun nga “Albin komunisti”, kurse amerikanët i ndëshkojnë miqtë e Ramushit!
Zyrtari i LVV-së, Hysamedin Feraj, ka reaguar pas shpalljes “non grata” të 13 serbëve, përfshirë kriminelët e veriut.
Përmes një postimi në Facebook, ai e ka quajtur çudi amerikane se si Haradinaj i njofton për rrezikun nga “Albin komunisti”, ndërsa amerikanët i ndëshkojnë miqtë e Ramushit, përcjell Bota sot.
Ai ka pyetur se cilin zyrtar të Kosovës e dinë si bashkëpunues me atë krim të organizuar, derisa ka shtuar se ndoshta një ditë do ta dëgjojmë.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Çudi amerikane:
Ramushi i njofton ndaj rrezikut nga “Albin komunisti”, amerikanët ndëshkojnë miqtë e Ramushit!
A thua emrin e cilit zyrtari të Kosovës e dinë SHBA si bashkëpunues me atë krim të organizuar? Mbase një ditë ia dëgjojmë “krismën”.