Simovski: Gjatë regjistrimit tetë regjistrues janë infektuar me coronavirus
Regjistrimi është bërë në përputhje me të gjitha protokollet shëndetësore dhe konfirmim për këtë është fakti se vetëm tetë regjistrues janë sëmurë me Covid-19, tha drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës Apostol Simovski.
“Në gjithë operacionin kanë qenë të përfshirë gati pesë mijë persona, tetë regjistrues janë infektuar me coronavirus dhe nuk kemi marrë informacion deri më tani se ndonjë familje ka pasur problem në këtë zonë, se dikush është sëmurë sepse regjistruesi ka transmetuar virusin”, tha Simovski. Regjistrimi i vitit 2021 përfundoi me sukses pavarësisht nga të gjitha shqetësimet. Tani duhet të përpunojmë të dhënat dhe në fund të marsit, në fillim të prillit të vitit të ardhshëm të dalim me të dhënat përfundimtare nga regjistrimi, që është pjesa më e lehtë e punës, sepse varet vetëm nga ne, pa faktorë të jashtëm”, tha Simovski në panelin e sotëm për Regjistrimin e popullsisë 2021, organizuar nga CIVIL.
Gjëja kryesore, sipas Simovskit, është se përkundër të gjitha shqetësimeve si pandemia, vonesa për arsye politike, pushimet verore, fushata e bojkotit të hapur, problemet teknike me aplikacionin dhe sulmet e hakerëve, regjistrimi u krye me sukses.
“Me kryerjen e regjistrimit, si institucion, shpresoj se kemi treguar se mund të rikthehet besimi tek institucionet në vend. Se ka institucione që funksionojnë siç duhet, se ne nuk jemi burokraci klasike dhe se ekzistojmë për të tjerët”, tha Simovski.