Maqedoni

Sela: Nuk donim të bëhemi pjesë e kësaj kohe perverse që po jetojmë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në një intervistë në Programi 200, ka folur për herë të parë pas zhvillimeve të fundit politike, dhe ‘ndarjes’ që kjo parti pati me Alternativën e cila tashmë ka nënshkruar një marrëveshje për të hyrë në Qeveri, shkruan Alsat.

Sela, ka thënë se kanë qenë të ‘heshtur’ sepse sipas tij nuk duhet të jenë ata të zëshëm për veprime politike që i bënë dikush tjetër.

“Nuk kemi qenë të tërhequr por nuk kemi dashur të bëhemi pjesë e kësaj kohe perverse dhe me amoralitet të plotë që jetojmë. Unë nuk e di pse duhet të jemi të zëshëm për veprime politike që i bënë dikush tjetër”, ka thënë Sela.