Maqedoni

BESA mbledh kryesinë e degës në Tetovë, diskutohet për situatën aktuale politike

Lëvizja BESA sonte zhvilloi takim me kryesinë e degës së Tetovës. Në njoftimin e këtij subjekti politik thuhet se në këtë takim është diskutuar mbi situatën aktuale politike dhe hapat e mëtutjeshëm, transmeton TetovaSot.

“Levizja BESA sonte realizoi takim me kryesinë e degës së Lëvizjes BESA në Tetovë.

Në prezencën e kryetarit të Lëvizjes BESA Bilall Kasami dhe sekretarëve Arjanit Hoxha dhe Adnan Azizi, sonte u realizua takim me kryesinë e degës së Lëvizjes BESA në Tetovë.
Duke falenderuar degën e Tetovës për fitoren e madhe të zgjedhjeve lokale, u diskutua mbi situatën aktuale politike dhe hapat e mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA./TS