Maqedoni

Arerstohen dy shtetas amerikan për përleshje në një kafene në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë arrestuar dy shtetas amerikan të cilët janë sjellur në mënyrë agresive dhe kanë dëmtuar një pjesë të inventarit të objektit hotelerik në Shkup.

“Më 06.12.2021 në ora 02:00 në rrugën “Mile Pop. Jordanov” në Shkup, policët e SPB Shkup kanë privuar n ga liria G.F (30) dhe E.Xh.Sh (27) nga SHBA-të për shkak se më herët janë sjellur në mënyrë agresive dhe kanë dëmtuar një pjesë të inventarit në objektin hotelerik”, thonë nga policia.

MPB shton se dy shtetasit amerikan po ashtu kanë tentuar të sulmojnë fizikisht pronarin e lokalit.

“Ata janë privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet parashtresë adekuate”, thonë nga MPB.