Skender Rexhepi nuk do të jetë më koordinator i grupit parlamentar ASh-AAA
Pas hyrjes së Alternativës në Qeveri, ndryshime do të ketë edhe në funksionimin e grupit parlamentar të deritashëm Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
Dje, u njoftua e koordinator i këtij grupi nuk do të jetë më deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi.
Nuk dihet se si do të veprojnë deputetët e AAA-së, ngaqë ende nuk ka një njoftim për mënyrën e veprimit të tyre.
Ndërkaq dje është finalizuar marrëveshja për bashkëqeverisje mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të AAA, Afrim Gashi.
Me këtë marrëveshja, AAA nuk do të jetë më pjesë e koalicionit opozitar me Aleancën për Shqiptarët./TV21