April 30, 2024
Maqedoni

Regjistrohen 276 raste të reja me virus

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.720 teste të kryera janë regjistruar 276 raste të reja me virusin korona. 130 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 249 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 5 të infektuar, ndërkaq në raportin e sotëm janë regjistruar edhe pesë viktima, të infektuar me koronavirus, që kanë ndërruar jetë brenda periudhës 21.11.2021 deri 28.11.2021.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 217.301, raste, prej të cilëve 203.574 janë shëruar, kurse 7.641 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 6.086 raste aktive me Covid-19.