Maqedoni

Gashi e konfirmon zyrtarisht: Ekspert të pavarur për të ndriçuar rastet e montuara

Kryetari i Alternatives, Afrim Gashi, tha se shumica parlamentare është rritur me 4 deputetë dhe se ka arritur në 64 deputetë. Ai tha se vendimi është marrë me synimin për të dalë nga kriza ekonomike, energjetike dhe shëndetësia. Gashi tha se nuk ka qenë e lehtë për Alternativën të marrë këtë vendim, por kanë menduar në të mirë të qytetarëve.

Ne mund të themi se shumica parlamentare është rritur, 64 deputete, për të dalë nga krizat ku ndodhemi, ekonomike, shëndetësore. Alternativa ka kaluar një krizë të madhe por ne menduam se kjo ka qenë mënyra më e mirë për të çuar vendin përpara me reformat. Për ne ka qenë primare të jemi në funksion të stabilitet rajonal dhe në interes të vendit tonë, gjithashtu të shqiptarëve.. Duke u bazuar në këto 3 kritere Alternativa zgjodhi këtë rrugë. Po iu japim mundësi vendit të dalë nga kriza ekonomike, energjetike dhe shëndetësore.

Më tej Gashi shpalosi 9 pikat e programit të Alternativës që ka firmosur me kryeministrin Zaev:
RMV do të punojë fortë për të hapur negociatat me BE-në
Qeveria do të kërkojë ekspertë të pavarur për të hedhur dritë mbi rastet e montuara
Qeveria do të miratojë ligj të ri për të zhvilluar zonat rajonale shqiptare
Qeveria do të promovojë interesat për të gjithë komunitet që jetojnë në vend
Qeveria do të luftojë korrupsionin në vend
Qeveria do të definojë ligjin për përmbaruesit
Qeveria do ngrejë arsimin në nivelin më të lartë
Qeveria do të marrë përsipër të mos rrit çmimin e energjisë elektrike