Maqedoni

Alternativa e Afrim Gashit nesër vendos nëse do të jetë pjesë e shumicës së re parlamentare

Partia e Afrim Gashit nesër do të vendosë nëse do të jetë pjesë e shumicës së re parlamentare.

Vendimin do ta marrë Këshillit Qendror i partisë, ndërsa takimi do të fillojë në ora 19:00 në selinë e partisë në Tetovë.

“Mbledhje të Këshillit Qendror kemi nesër në ora 19:00 në selinë e partisë. Nesër pritet vendimi përfundimtar”, tha zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani.

Kujtojmë se kreu i partisë, Afrim Gashi kishte tre takime me kryeministrin Zaev në të cilat u diskutua për pjesmarrjen e Alternativës në qeveri.