Kryetari i Vatra Michigan: Bliken do japë llogari në Senat lidhur me vendimin për Berishën
Kryetari i Federatës pan-shqiptare Vatra dega Michigan, Mondi Rakaj deklaron se Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do të japë llogari përpara Senatit të SHBA, lidhur me vendimin e datës 19 maj ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, që e shpalli non grata pa prova dhe pa fakte.
Rakaj thotë për Faxnews se Blinken do të pyetet mbi arsyet se përse u mor ky vendim për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin 8 vite pas lënies së detyrës.
Kryetari i Vatra-s flet edhe për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Michigan, ndërsa shton se ka plot vërejtje për kreun e qeverisë. Ai thotë gjithashtu se në 25 prill priste rotacion politik, gjë që e nuk ndodhi.
Pjesë nga intervista
Takimi me McLain?
Anëtari i Këshillit Kombëtar Valentin Lumaj, së bashku me mua kemi pasur një takim me kongresisten Lisa McClain për të diskutuar për komunitetin shqiptar në Miçigan. Unë personalisht në atë takim e kam pyetur Ambasadoren Fabër nëse do kemi takim të Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama. Edi Rama në Miçigan po takohet me anëtarë të PS. Ju garantoj se asnjë nuk e pret me kënaqësi. Nuk janë të kënaqur me qeverinë disa vjeçare në Shqipëri. Dua ta kuptojnë të gjithë atdhetarët. Partia jonë është Shqipëria. Edi Rama nuk ka qenë asnjëherë i interesuar për Vatrën. Kur kemi pasur një kërkesë kur ish kryetari është takuar me Ramën, i është dorëzuar një formular prej 16 sugjerimesh. Kjo nuk u mor në konsideratë nga Edi Rama.
Mini-schengeni?
Vatra në Miçigan është shumë e lidhur me kongresmen dhe senatorë. Nuk mund të rrime shurdh memec. Vatra kritikon dhe i jep dorën atij presidenti, kryeministri që bën punë të mira për Shqipërinë dhe Kosovën. Ka qenë në lidhje të ngushtë me Presidentin serb. Jemi në kundërshtim me ndryshimin e territoreve të Kosovës. Po jemi kundër mini-schengenit. Minis-schengeni duhet të marrin pjesë të gjitha shtetet ballkanike, jo Kosova të qëndrojë jashtë.
Rotacioni?
Faktikisht në Shqipëri opozita duhet të jetë e shëndetshmë. Më shumë se është për momentin. Faktori kryesor është Edi Ramas që bën çdo gjë që këta kanë këto probleme të brendshme. Kuptohet se janë kundërshtarë politikë. Vatra është për rotacion pas 8 vitesh. Të vijë dhe në Shqipëri ky ligji i Amerikës që pas 8 vitesh nuk mund të rrish më në pushtet.
Non-grata e Berishës?
Shpallja non-grata e Berishës është lobim i kryeministrit Rama. I intereson që të rrijë në pushtet. Është opinion por së shpejti do të ketë dhe informacion. Blinkenit do t’i bëhen pyetje shumë shpejt nga kongresmenë përse Berisha është shpallur non-grata. Kur të merret në thirrje nga kongresmenët janë të detyruar të japin info. Mund të vonojë 6 muaj, një vit. Të shohim. Do kohë, pak maturi. Është mirë të sqarohen shqiptarët. Vatra nuk mrret me parti politike. Po përpiqet që të bëhet një bashkim për të bërë bashkë një pjesmarrje të gjërë për Foltoren e Berishës. Ju jap fjalën që diaspora pret një rotacion. Nuk kemi qenë shumë të kënaqur me votimet e prillit.