Burim Sejdini zgjedhet kryetari i ri i Gjykatës Administrative
Burim Sejdini është kryetari i ri i Gjykatës Administrative.
Ai u zgjodh në mbledhjen e fundit të Këshillit Gjyqësor Republikan të Maqedonisë së Veriut.
Sejdini u zgjodh si kandidati më i mirë me përgaditje profesionale dhe menaxheriale në garrën ku morrën pjesë gjithësej 5 kandidat –gjykatës.
“ Gjatë përzgjedhjes së tij, theks të vacant ka pasur profesionalizmi, organizimi, përvoja dhe rezultatet e arritura”-thuhet në kumtesën e Këshillit Gjyqësor Republikan.
Sejdini është rizgjedhur në postin e kryetarit të Gjykatës,pasi nga viti 2017-të deri në vitin 2021 ishte në këtë post.
Ndryshe, Burim Sejdini, është një gjykatës me ambicie dhe me një pasion të madh ka bërë organizimin më të mirë të Gjykatës Administrative në Shkup.
Kjo e ka bërë sot të jetë një emër i rëndësishëm i gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut.
Burimi Sejdini ka zgjedhur profesionin e drejtësisë të cilës ia ka kushtuar gjithë jetën.
Ai punon me vite, pa ndërrprer për të ndar drejtësin në Maqedoninë e Veriut, në favor të qytetarëve në rastin kur institucionet shtetërore kanë shkelur të drejtat e qytetarëve.
Burim Sejdini vazhdon edhe karrierën akademike, ku në vitin 2019-të merr edhe titullin magjistër i shkencave juridike në fushën e të drejtës penale.