Bora në Maqedoninë e Veriut, ndalohet levizja e kamionëve në kalimet malore
Në kalimin malor Strazhë këtë mëngjes prej orës 06:30 është vendosur ndalesë për lëvizjen e automjeteve të rënda. Ndalesa për kamionë ka edhe në drejtimin Tetovë – Kodër Dielli, si dhe në kalimin malor Gjavato.
Nga ora 06:35 është ndaluar qarkullimi i automjeteve të rënda edhe në rrugën Mavrovë-Dibër.
Për llojet e tjera të automjetit është e detyrueshme pajisje dimërore, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë dhe N.P. “Rrugët e Maqedonisë”.
Në rrugët tjera komunikacioni po vijon nëpër rrugë të lagështa në disa vende më të larta ka mbetje të borës nëpër rrugë.
Intensitetit i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve të qytetit është i moderuar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon për shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektimin e sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe kujdes me drejtimin e automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër malet, fushat dhe grykat malore ku ka mundësi për rrëshqitjen e dheut. Kjo veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë – Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Prej 15 nëntorit filloi edhe detyrimi ligjor për mbajtjen e detyrueshme të pajisjeve dimërore, pavarësisht të gjendjes së motit. Ky detyrim vazhdon deri më 15 mars të vitit 2022.