Prokurori Millosheski: Pronari i “Besa Trans” ende nuk është marrë në pyetje në parahetim të Prokurorisë së Shkupit
Prokurori Millosheski: Pronari i “Besa Trans” ende nuk është marrë në pyetje në parahetim të Prokurorisë së Shkupit
“Subjekt i procedurës para hetimore janë analizat fillestare, ndaj do të shohim se çfarë ka ndodhur, sa herë ka kaluar autobusi kufirin dhe me çfarë dokumentacioni. Nëse dhe kur do të marrim në pyetje pronarin e “Besa Trans”, është çështje teknike e hetimit, është e rëndësishme të mblidhen prova të mjaftueshme dhe më pas marrja në pyetje e këtij personi të jetë në përputhje me nevojat e hetimit nëse është kryhet këtu ose në Bullgari”, tha për Top Tema në Telma prokurori Vlladimir Millosheski i cili udhëheq parahetimin për “Besa Trans” në prokurorinë e Shkupit, përcjell FLAKA.
I pyetur se kush do të merret në pyetje, ai tha se është herët për të thënë.
“Aktualisht po mblidhen provat materiale, licencat, lejet, vepovat dhe personi juridik, gjegjësisht autorizimet e dhëna nga institucionet shtetërore në lidhje me doganën, a janë pezulluar, është punë e Doganës dhe puna jonë është që shikoni nëse dhe pse janë pezulluar”, tha Millosheski.