Maqedoni

Arsovska në Samitin në Stamboll: Të ndërtojmë urra të miqësisë, bashkëpunimit dhe solidaritetit në mes qyteteve tona

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska mbajti fjalim me rastin e themelimit të “Rrjetit B40 të qyteteve të Ballkanit” (B40 Balkan Cities Network) në korniza të Samitit, që sot edhe nesër po mbahet në Stamboll, Turqi.

Në Samit janë pjesëmarrëse 24 kryetarë të komunave nga 11 shtete, që sot po diskutojnë për disa çështje kryesore që i tanojnë qytetet në Ballkan – si transformimi digjital, demokracia urbane dhe bashkëpunimi ekonomik. Bëhet fjalë për themelimin e “Rrjetit B40 të qyteteve të Ballkanit” (B40 Balkan Cities Network) që do të hap rrugën për bashkëpunim në mes qyteteve dhe shkëmbimin e përvojave pozitive për zgjidhjen e problemeve urbane

Sipas nikoqirit të Samitit, kryetari i Stambollit Ekrem Imamoglu, 24 vetëqeverisje lokale nga Ballakni prej sot po krijojnë bazë për bashkëpunim dhe zhvillim të vizionit të ri për të ardhmen e qyteteve dhe të gjithë rajonit.

Në korniza të Samitit, në vijim të ditës së nesërme kryetarja Arsovska do të realizoj takime bilaterale me kryetarët e komunave të qyteteve në rajon.