Filipçe: Askush nuk është paraqitur për ta kritikuar bonusin shtesë për mjekët amë
30 denarë për pacient për të gjithë mjekët amë që do të arrijnë të vaksinojnë 70% të pacientëve të tyre, është masa e re për nxitjen e qytetarëve për t’u vaksinuar. Kryetarja e Lidhjes së Mjekëve Amë nuk sheh logjikë se si do ta arrinin këtë dhe aspak nuk mendojnë të bëjnë diçka që është kundër ligjit dhe Kushtetutës.
“Në mënyrë absolute kanë të drejtë të bisedojnë me pacientët. Mua nuk më është paraqitur asnjë mjek amë i cili kritikon bonusin shtesë” thekso Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Një mjeke ka ndërruar jetë tre dit pas marrjes së vaksinës, ndërsa disa pacientë me Hashimoto, sëmundje të zemrës, sëmundje autoimune ose të tillë që ndihen keq pas marrjes së dozës së parë dhe që nuk duhet të marrin vaksinë. Shëndeti i pacientëve tonë dhe “betimi i Hipokratit” janë në vendin e parë, kështu që propozimi i Qeverisë është i padenjë – thotë Dervishova.
“Pacientët tanë dy vjet dëgjojnë për koronën dhe vaksinën, kështu që ata janë mjaftueshëm të informuar, mjaftueshëm të vetëdijshëm, çdo pacientë është konsultuar në dy vitet paraprake me mjekun e tyre amë dhe normal ata që dëshirojnë dhe mundeshin janë vaksinuar”, tha Lilija Çollakova-Dervishova, kryetare e Lidhjes së mjekëve amë.
Nga Lidhja e mjekëve amë pyesin se pse çdo herë janë ata që kushtëzohen për të pasur rritje të rrogës. Tash për tash vetëm 40% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar.