Arrestohen dy tetovarë, akuzohen për shkelje të të drejtave autoriale
Më 30 mars efektivët e policisë të SPB Tetovë – departamenti për krim ekonomik kanë privuar nga liria personat V.O. (33) dhe B.O. (53) nga Tetova për shkak të dyshimit se kishin kryer vepër penale “shkelje e të drejtave autoriale që është e dënueshme sipas Nenit 157 të Kodit Penal të republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë bastisjes së kryer me urdhër gjykate në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të V.O. në rrugën “185” dhe në objektin e biznesit në rrugën e “Ilindenit” dhe rrugën “120” në Tetovë janë gjetur dhe konfiskuar pajisje të ndryshme që ai kishte përdorur për ritransmetimin e programeve televizive, gjegjësisht përmes një portali special për të rishitur IP-TV kanale për përdoruesit e interesuar.