Nesër takim i ri Gashi-Zaev, ja cilat ministri i kërkon Alternativa
Nesër pasdite pritet takim i ri mes kryeministrit në doreheqje, Zoran Zaev dhe kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi. Takimi vjen pasi të premten Gashi mori dritë të gjelbër nga kryesia prtiake për të biseduar për hyrje në qeveri.
Ne këtë takim për herë të parë do të bisedohet për zgjidhjet kadrovike.
Alternativa kërkon dy ministri, në mesin e katër ministrive: Shëndetësinë, Punën dhe politikën sociale, bujqësinë ose Kulturën. Poashtu Alternativa kërkon edhe disa drejtori të rëndësishme që për momentin i udhëheq BDI, raporton TV 24.