Maqedoni

Hetuesit bullgar do t’i marrin materialet për hetimin e aksidentit të autobusit

Zëvendësprokurori publik në Prokurorinë në Pernik, Biser Jordanov Mihajjlov dhe hetuesi i Shërbimit hetimor nacional i Bullgarisë, Mlladen Hristov Petrov sot do t’i marrin materialet lidhur me hetimin dhe identifikimin e viktimave në aksidentin tragjik në Bullgari nga kryeprokurori Ljubomir Joveski, përcjell SHENJA.

Marrja e materialeve, siç bënë të ditur nga Prokuroria publike, do të bëhet në ora 11:00 në hapësirat e Prokurorisë Publike.

“Përfaqësuesëve të Bullgarisë do ju jepen analizat e ADN-së nga familjarët e të ndjerëve. Krahas kësaj ne përfaqësuesëve bullgar do u japim edhe dokumenatcionin e plotë që është siguruar deri tani nga Prokuroria Publike, parasegjithash dokumentacionin që është marrë nga ‘Besa Trans’. Më tej në pjesën e regjistrimit të autobusëve, të dhëna nga Ministria e Tranportit dhe Lidhjeve”, deklaroi dje Joveski.

Ndryshe, në aksidentin në Bullgari humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë mbetën të lënduar. /SHENJA/