Maqedoni

Pse tre autobusët e tjerë nuk janë ndalur? A kishte kontrabandë të derivatit të lirë turk për në Shkup?

Fakti që po e huton gjithë opinionin është ajo që aq shpejtë ka ndodhur shpërthimi, pa mundësi që të reagojnë udhëtarët. Pyetjes së gazetarëve bullgar deri te Diana Rusinova, nga Qendra evropiane për politikë transportuese e cila ka qenë në vendin e ngjarjes -Pse ka aq shumë viktima?! – ajo iu përgjigj:

“Nuk mund të shpjegoj pse është djegur aq shpejt, supozoj se ka transportuar ndonjë material të lehtë djegës. Dëgjohen versione për fuçi me derivate, me shumë gjasa ka qenë katalizatorë. Përplasja e madhe ka qenë në bankinën e dytë e cila e ka bllokuar derën e pasme, ndërsa autobusi tashmë ka qenë në flakë dhe nuk kanë pasur se si të dalin jashtë pasagjerët. Ata janë munduar që të dalin në derën e pasme, por nuk kanë pasur sukses për shkak se dera ka qenë e bllokuar nga bankina, ndërsa zjarri shumë shpejtë ka djegur gjithçka”, tha Diana Rusinova, Qendra Evropiane për Politikë Transportuese.